Ky është një moment tejet shqetësues që tregon se si një person ka goditur një vajzë të vogël të pambrojtur rreth 15 herë
Bakhram, 20 vjeçar, ka goditur vajzën pasiqë “ajo nuk numëroi nga një deri në pesë” kur ai e udhëzoi të bëntë kështu, shkruan D.Mail, transmeton Periskopi.
Me duar të lidhura dhe skenën e krimit të rikonstruktuar nga policia, ai ka treguar mënyrën se si e ka goditur vajzën e vogël.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin rus Krasnoyarsk.
Sipas tij, nëna e vajzës së vogël e cila është e dashura e tij, e ka parë duke e goditur atë por nuk ka thënë asgjë./Periskopi/