E mërkurë, 26 Tetor 2016 – Sakte.net
Zyra e presidentit Hashim Thaçi do të dukët më ndryshe, shkruan ORAinfo.
Ajo do të marrë një pamje të re nga mobiliet e reja.
Presidenca e Kosovës do të shpenzojë 1 800 euro për blerjen e mobileve të reja
Zyra e prokurimit në Presidencën e Kosovës, këtë javë ka përzgjedhur kompaninë “ Mobelland” në tenderin “furnizim me mobilie për zyre,për nevojat e Zyrës se Presidentit të Republikës së Kosovës”.
Në këtë tenderë kanë aplikuar 5 kompani, përderisa oferta më e shtrenjtë ka qenë për afër 5 mijë euro më e shtrenjtë se oferta fituese./ORAinfo/