Gjendet i vdekur në veturë një person në Gjakovë

Në mëngjesin e sotëm është gjetur një person i vdekur në rrugën Gjakovë-Goden. Policia e Kosovës ka raportuar se viktima është gjetur në një veturë.

“Me datë 24.04.2018 në ora 07:50 stacioni policor Gjakovë është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit gjendet një veturë me një person që dyshohej të jetë i vdekur”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Gjakovës.

“Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete”.

“Policia në bashkëpunim me prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme