Deputetët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diskutuar të martën lidhur me gjetjet e raportit të Komisionit Evropian për fushën e sigurisë, shkruan sot Koha Ditore.
Ata kanë theksuar nevojën për mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe Policisë. Kjo pasi në raportin e KE-së është vlerësuar se mbikëqyrja e këtyre institucioneve është e pamjaftueshme. Raporti i Progresit konstaton se kapaciteti i policisë për luftimin e krimit të organizuar është i mirë, porse kjo strukturë është ende subjekt i korrupsionit dhe presionit politik.
Deputeti Rexhep Selimi, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se kritikat që kanë dalë nga ky raport për sigurinë e Kosovës janë të njëjta me ato të prezantuara edhe më parë. Ka përmendur vërejtjet për FSK-në.