Fenomeni i braktisjes së shkollave nga shumë nxënës nëpër Kosovë është në rritje.
Kjo ngaqë këta nxënës po ia mësyjnë vendeve të Evropës, në mënyrë që të marrin dokumentet para se t’i mbushin 18 vjet, njofton Klan Kosova.
Si pasojë e kësaj, përveç shkollave të tjera, në Krushë të Madhe, në Malishevë, klasat po zvogëlohen nga viti në vit.