Fadil Demaku i bënë me vaj anëtarët e Komisionit Parlamentar për Siguri (FOTO)

Ish-deputeti Fadil Demaku gjatë ditës së djeshme ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Ai sot është përshëndetur me anëtarët e Komisionit për Siguri, duke i bërë madje edhe të qajnë, derisa janë përshëndetur me të, raporton KosovaPost.net.

Demaku ka  falënderuar për bashkëpunim të gjithë anëtarët, ndërsa ka thënë se ndihet i lumtur që ishte pjesë e këtij Komisioni.  Mirëpo, deputetin Demaku e shqetëson fakti që me këto vendime po arrihet të fyhet imazhi iUÇK-së.

“Shqetësuese është që po synoohet që në opinion të njolloset  imazhi i UÇK-së, saqë të vije turp që kemi qenë pjesë e saj me të pavërtetat që thuhen kundrejt luftës së pastër të UÇK-së. Duhet të flasin njerëzit e luftës e jo të krijohen lloj-lloj opinione”, ka thënë gjatë takimit përshëndetës të Komisionit për Siguri, Fadil Demaku.

Ndërkaq bashkëluftëtari i tij nga AAK-ja, Daut Haradinaj e ka inkurajuar Demakun duke i ngritur moralin me fjalët “Më i vlefshëm je sot sesa që ishe dje”.

Edhe bashkëluftëtari i tij Rexhep Selimi i ka dhënë mbështetje të fuqishme shokut të tij të luftës duke i thënë se do të jenë të pandashëm, siç kanë qenë edhe në luftë.

“Ne jemi të pandashëm siç kemi qenë edhe në luftë,  ashtu do të jemi edhe sot”, i ka thënë Selimi, Demakut.

Emocione në sallë kanë ngjallur  deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu dhe deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha të cilët nuk janë përmbajtur gjatë fjalës lamtumirëse të Demakut dhe kanë shpërthyer në lot.

Image

Image