Problemi i lidhur me humbjen e flokëve të pacientëve me kancer që i nënshtrohen kimioterapisë së shpejti mund të zgjidhet. Ndihma mund të vijë nga natyra, nga një mollë e kuqe e thjeshtë.
Zbulimi u arrit gjatë një studimi nga Departamenti i Farmacisë në Universitetin e Napolit “Federico II”, teste të kryera te ky frut. Detajet e studimit u shpjeguan për Ansa nga Profesori Ettore Novellino, drejtor i Departamentit të Farmacisë.
“Në rrjedhën e studimeve tona ne kemi gjetur se disa komponentë të mollës së kuqe rriten në flokët tuaja. Ne kemi arritur me testet e kryera të tregojnë se në bazë të saj ndodh një forcim dhe rritje e flokëve si te meshkujt ashtu edhe te femrat.
Tani ne jemi duke punuar për aplikimet terapeutike, për përdorim e saj edhe gjatë kimioterapisë, në ciklin e tretë të saj kur flokët e pacientëve bien të gjitha dhe kjo krijon një siklet më vete të tyre.
Disa prova tregojnë se duke përdorur një dozë të saj pothuajse një muaj para kimioterapisë si dhe duke konsumuar mollët e kuqe edhe gjatë kimios, ato nuk do të bien shumë”, tha Novellino.