Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka drejtuar akuza ndaj VV-së se kanë hartuar raporte kundër UÇK-së.
Haxhiu tha se shpifjet e kanë mbuluar të vërtetën e ushtarëve të pastër si liria e Kosovës.
“Jo vetëm vendimi por i tërë procesi është i montuar, jo vetëm ky proces, por të gjitha ndaj ushtarëve të UÇK-së janë montuar dhe dorëzuar në EULEX. E kam thënë se EULEX e ka huqur në drejtësi”, tha Haxhiu.