O`Connell: Dënimet për korrupsion të ulëta

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O`Connell ka thënë se ndjen keqardhje që në Kosovë dënimet për korrupsion janë të shumta në profilet e ulëta dhe të mesme ndërsa janë të rralla dënimet për profilin e lartë.

Sipas tij, ka shumë mangësi në sistemin e drejtësisë.

“Jemi dëshmitarë që kjo dukuri e rrezikon shtetin e Kosovës. Është në interesin e Britanisë që Kosova të jetë e fortë, e një gjyqësor i fortë është mënyra e vetme që të luftohet krimi e korrupsioni.” tha ambasadori britanik në tryezën e Institutit të Kosovës për Drejtësi me temën “Luftë kundër korrupsionit”, që po mbahet në Prishtinë.

Ai ka ripërsëritur se korrupsioni është kanceri i këtij shteti të ri. Ambasadori ka kujtuar se luftimi i korrupsionit është një nga kushtet për liberalizimin e vizave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme