Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se është dakorduar koha dhe vendi për takimin historik me liderin koreanoverior Kim Jong-un.
“Tash kemi datën dhe vendin. Do t’i publikojmë së shpejti”, u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Të hënën ai ka lënë të kuptohet se samiti mes dy liderëve mund të mbahet në zonën e demilitarizuar mes dy koreve, ku të premten e kaluar u takuan liderët e dy koreve.
Zëvendëskryetari Pence ka shtyrë vizitën e tij për në Brazil, e planifikuar të mbahet në fund të majit, në mënyrë që të lirojë resurset për takimin e Trumpit me Kim Jong-un.