Familja e Zahir Pajazitit: Zahiri s’ka qenë polic, ka qenë në shkollë të policisë

E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net

Ejup Pajaziti, vëllai i heroit kombëtar Zahir Pajaziti, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, sipas së cilës Zahiri ishte polic.

“Zahiri ka qenë nxënës në shkollën policore në Vushtrri”, i ka thënë Klan Kosovës, Pajaziti.

“Nga aty është përjashtuar në vitin e dytë të shkollimit, ka qenë viti 1979, pasi është parë si njeri i papërshtatshëm për ish-sistemin”, ka thënë vëllai i heroit kombëtar.

Veseli e bëri këtë deklaratë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku është duke u diskutuar për vlerat e UÇK-së.

Gjatë debatit, deputeti Zafir Berisha i është drejtuar ministrit Hajredin Kuçi se dikur ka kryer detyrën e “Milicit”.

Më pas Veseli ka marrë fjalën, duke iu drejtuar Berishës: “Zafir edhe Zahir Pajaziti ka qenë polic”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme