Në mesin e shumë familjarëve që kishin ardhur për ti rivarrosur eshtrat e dëshmorëve të tyre në Kompleksin Memorial të Zonës Operative të Llapit u dallua kjo e moshuar.
Kjo grua, nënë e dëshmori të Llapit, ndonëse e shtyrë në moshë dhe në karrocë invalidore, qëndroi gjatë pranë varrit të djalit duke vajtuar, shkruan Indeksonline.
Me dhembje e lot, secili familjar varrosi eshtrat e luftëtarëve llapjan të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit.
Në Kompleksin Memorial të Zonës Operative të UCK-së në Llap janë 117 dëshmorë.
Ndërsa sot atje me rastin e shënimit të 5 majit, ditës së dëshmorëve të Podujevës, u zbulua pllaka memoriale në kujtim të dëshmorëve të zonës operative të Llapit, të cilët tash e tutje do të prehen në kompleksin e ri memorial të dëshmorëve, ku ata u rivarrosën.
Dëshmorët e Zonës Operative të Llapit, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që nga sot do të pushojnë të gjithë së bashku në Kompleksin Memorial të dëshmorëve të Llapit.
Në tubimin përkujtimore mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tha se sot po nderohen më meritoret e atdheut, ata që u flijuan për lirinë e sotme.
Ai ka thënë tutje se kujdesi për dëshmorët dhe heronjtë nuk duhet të ndalet asnjëherë.
Një fjalë rasti në akademinë përkujtimore e ka dhënë edhe Komandanti i zonës së operativës të llapit, Rrustem Mustafa. Ky tha se amaneti i dëshmorëve duhet të vazhdohet me punën e institucioneve të sotme për brezat e së ardhmes.
Edhe kryetari i komunës së Podujevës , Agim Veliu kujtojë se amaneti i dëshmoreve nuk kryhet nëse nuk vazhdon puna institucionale në rrugën e integrimeve evropiane të cilës Kosova i ka hyrë.
Të pranishëm në akademi ishin edhe figura të tjera politike, si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, deputeti Nuredin Ibishi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve si Forcës së Sigurisë së Kosovës, parlamentit dhe ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./GazetaBlic/