Zyrtari i shtetit që mbajti vendin e punës për 1 vit pa shkuar asnjë ditë

Një zyrtar i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka mbajtur vendin e punës për një vit pa shkuar asnjë herë në vendin e tij të punës. E gjithë kjo ishte bërë në emër të shkollimit të zyrtarit jashtë vendit.

Sipas raportit të Auditorit të publikuar për Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Drejtori i Përgjithshëm, Bujar Sadiku, ka aprovuar pushimin në periudhë prej një viti për një zyrtar pa pagesë, me arsyetimin për shkollim jashtë vendit.

Auditori thekson të drejtën për të dhënë një pushim të tillë për zyrtarë, por që në këtë rast auditori ka gjetur se zyrtari nuk ka ofruar asnjë dëshmi për shkollimin e tij jashtë vendit, raporton Insajderi

 “Në një rast Drejtori i Përgjithshëm, kishte aprovuar pushimin pa pagesë për një zyrtar për një periudhë një vjeçare, me arsyetimin e shkollimit jashtë vendit. Rregullorja 06/2011 e lejon dhënien e pushimit pa pagesë për ngritje profesionale, por kërkon nga udhëheqësi administrativ më i lartë që e aprovon vendimin që ta shqyrtoj kërkesën në bazë të dëshmive relevante dhe pastaj të marr vendimin”.

“Gjatë trajtimit të kësaj lënde ne nuk kemi vërejtur dëshmi relevante se kandidati ishte i pranuar apo regjistruar në ndonjë universitet siç e ka theksuar në kërkesë. Përkundër kësaj pushimi i ishte lejuar nga drejtori”, thuhet në Raportin e Auditorit.

Sipas Auditorit, aprovimi i pushimit në mungesë të dëshmive, rritë rrezikun që zyrtari do ta përdorë pushimin pa pagesë për qëllime tjera në raport me qëllimin për të cilin i është aprovuar pushimi.

 Po ashtu në raport theksohet se kjo ndikon që Agjencia për një vit të angazhojë zyrtarë tjerë me qëllim të përmbushjes së detyrave të mbetura, kurse në anën tjetër të mos e arrijë qëllimin për çka e ka aprovuar pushimin pa pagesë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme