Putin: Është budallallëk të mendohet se do ta sulmojmë Evropën

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin thotë se është budallallëk të mendohet se Rusia dëshiron ta sulmojë dikënd në Evropë.

Këtë deklaratë presidenti rus e bëri në klubin Valdai ku ai shtoi se Rusia ka vlerat, pavarësinë dhe identitetin e vet.

“Ne nuk duam ta dominojmë botën, shtrirjen apo konfrontimin me dikë”, tha ai, transmeton Lajmi.net.

Sipas Russia Today, lideri la të kuptohet se disa vende perëndimore janë duke përdorur një kërcënim të perceptuar të sulmit nga Rusia për të devijuar njerëzit e tyre nga çështjet e brendshme.

Ai i bëri këto komente pasi pamjet treguan se si rusët po përgatiteshin për luftën nënujore duke rritur frikën se Putin po planifikonin një luftë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme