Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova ka dhënë shumë premtime për transparencë. Sa herë është pyetur për kohën e publikimit të dokumenteve të ndryshme përgjigja e tij më e shpeshta ka qenë: menjëherë.
Rugova ka premtuar se lista e pronave të uzurpuara së bashku me emrat e uzurpatorëve do të publikohet në ueb-faqen e komunës, vetëm një muaj mbasi që ai të merr mandatin e radhës.
“Sa më shpejt që është e mundur, si të përfundojnë zgjedhjet. Një muaj mbas zgjedhje mund të publikohet pa asnjë problem”, ka thënë Rugova.
Ai kishte premtuar që menjëherë do të shpallet edhe listën e borxhlinjve ndaj komunës. Ai ka premtuar se do t’i publikojë edhe listën e plotës të lejeve të ndërtimit. Të gjitha këto, Rugova kishte premtuar se menjëherë do t’i publikojnë.
Edhe për publikimin e shpenzimeve si kryetar komune, Rugova kishte premtuar se do t’i publikonte të gjitha, mirëpo në një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Përkundër paralajmërimit nga autorja e emisionit, Jeta Xharra se të gjitha këto premtime do vlerësohen me krypometër, Rugova ishte përgjigjur se është i vetëdijshëm për premtimet e tij.
KALLXO.com ka kontaktuar me ‘zyrtaren për informim’ në komunën e Istogut, Jeta Balaj, për të kërkuar sqarime se pse nuk janë publikuar në ueb-faqe të komunës, ndërsa ajo është arsyetuar se komuna i ka kryetar obligimet e saja, mirëpo janë arsyetuar se ministrisë se Pushtetit Lokal.
“Ne i kemi vendosur, mirëpo problemi qëndron tek kompania e cila menaxhon ueb-faqet dhe ministrisë”, tha ajo./Kallxo.com/