Të zezat e Ali Ahmetit për kumanovarët s’kanë fund

Autor: Fejzi Hajdari

Kumanovën si qytet me pozitë më gjeostrategjike në Maqedoni, por edhe në rajon, të gjithë pushtuesit historikisht e kishin dëshiruar, rrjedhimisht prandaj kishte qenë arenë e luftërave të përgjakshme. Një avaz i tillë i përgjakshëm dhe eksperimentimi me Kumanovën (për të cilën dëshimtarët e gjallë, thonë se që nga Lufta e Dytë Botërore, 3 herë Kumanova është zbrazur nga shqiptarët), fatkeqësisht vazhdoi edhe gjatë komunizmit.
Dhe, tamam erdhi dita e shumëpartizmit – demokracisë, kumanovarët me gëzimin më të madh e pritën, me shpresën se avazi i tillë, megjithatë do të përfundoj.
Por, fatkeqësisht jo…
Sa vinin e iknin vitet e dekadat, ndryshuan vetëm format dhe metodate presonit e dhunës së shfrenuar ndaj kumanovarëve, me qëllim që qyteti të merre struktur krejtësisht ndryshe enike (pra ne favor te maqedonasve). Filloi lufta e 2001-shit dhe kumanovarët u radhitën ndër të parët në vijën e fronit, për ta ndal-ndërprerë, më në fund sakrifikimin e Kumanovës ne dëm të shqiptarëve. Por. prapë keqas u mashtruan, nga vetë krerët e UCK-së te transformuar ne ‘politikanë’, me në krye Ali Ahmetin.
Pasoi zhgënjimi – pashpresa, andaj kumanovarët cdo ditë po marrin valixhet dhe po ikin nga Kumanova. Imazh shumë i dhimbshëm…., por kush ta ndaloje këtë?
Ditëve të fundit zhgënjimi arriti kulmin. Ali Ahmeti që nga momenti i vrasjes së komandanti emblematik të UCK-së, Komandant Shqiponja-Xhemail Rexhepi, nuk kishte ardhur asnjëherë në KUmanovë. Dhe, në vend që ai të bënte të paktën përpjekjen minimale për tu pajtuar apo kërkuar familje nga kumanovarët, ndodhën dy TË ZEZA per kumanovarët nga qeveria e tij:

!. Pikërisht në përvjetorin e vrasjes së Komandant Shqiponjës, u liruan nga burgu vrarësi i dyshuar i komandantit. Kumanovarët e quajtën provokim të rëndë dhe të ulët, nga vetë qeveria e Ali Ahmetit.

2. Pikërisht në këtë ditë, i dyshuari për rastin Lagja e Trimave Sevdail Miftari, rrihet brutalisht dhe i thyhet këmba nga “speciallcat” pikërisht në ditën, kur në seancën gjyqësore një nga dëshmitarët kishte deklaruar se kolegu i tij gjatë aksionit e kishte kapur komandant Mirsad Ndrecajn, nderkohe Miftari kishte reaguar.

Dhe keshtu… Të zezat e ALi Ahmetit për kumanovarët s’kanë fund. E dini pse? Sepse, ishte pikërisht një pjesë e madhe e rinisë kumanovare që iu bashkangjit ‘kushtrimit” për luftë nga Ali Ahmeti. E sollën nga azili në Zvicër, e bënë lider partie, e pasuruan me tenderë dhe me shpi luksoze, si dhe me miliona nga korrupsion i “Magjar Telekom” dhe vjedhje tjera.
Prandaj, Ali Ahmeti në këtë mënyrë i hakmarret kumanovarëve…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme