Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se personalisht voton draft-rezulotën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje saktësisht Glauk Konjufca.
Ndërsa Haradinaj është kthyer në kohë duke kërkuar përgjigje nga instancat e sigurisë në vend se “A është bërë gabim kur janë arrestuar apo kur janë liruar, katër serbët të cilët ofronin shuma marramendëse për dëshmi fallco kundër UÇK-së?”.
Po ashtu Haradinaj ka theksuar se po të njëjtit janë “Në strukturat udhëheqëse të UDB-së në Serbi dhe njëri prej tyre është në pushtet në një nga komunat e veriut të Mitrovicës”.
“I keni pasur me audio dhe video incizim, por gjyqësia e Kosovës i ka liruar personat të cilët kanë ofruar mijëra euro për dëshmitë fallto në drejtim të ushtarëve të UÇK-së?”, ka përfunduar Haradinaj./