Gjatë mbrëmjes të së dielës në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Vetura ka goditur një biçikletë. Një person ka pësuar lëndime trupore si dhe është drejtuar për në QKUK.
Për këtë punë, policia nuk ka ndaluar ndonjë person. Ndërkohë rasti me vendim të prokurorit është iniciuar për hetime.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Rruga Mitrovicë-Prishtinë 20.05.2018-21:40. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe biçiklete me drejtues meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar biçiklisti i cili pas tretmanit mjekësor në emergjencën familjare në Vushtrri dërgohet në QKUK. Me vendimin e prokurorit rasti mbetet të hetohet.