​Arrin në 62 numri i viktimave

Numri i qytetarëve që kanë humbur jetën nga shpërthimi i vullkanit Fuego në Guatemalë, është rritur në 62, njoftoi mbrojtja civile e vendit.

Siç njoftojnë autoritetet lokale, deri tani janë identifikuar trupat e janë identifikuar trupat e 13 viktimave.

Më parë ishe njoftuar se 33 persona kanë vdekur dhe 46 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të mbrëmshëm të vullkanit aktiv në Guatemala.

Shpërthimi i vullkanit, me një lartësi prej 3763 metrash dhe që ndodhet 35 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Guatemalës, shkaktoi gjithashtu evakuimin e më shumë se 4500 personave.

Aeroporti ndërkombëtar “Ciudad de Guatemala” u mbyll përkohësisht për shkak të sasive të mëdha të hirit vullkanit.

”Personeli i aeroportit dhe i ushtrisë u angazhua për pastrimin e pistave për të mundësuar vijimin e fluturimeve”, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme