Ambasadori amerikan: BE-ja duhet të vazhdojë të udhëheqë dialogun Prishtinë-Beograd

Përfshirja e Shteteve të Bashkuara në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit do të varet nga “faktorë të tjerë”, tha të shtunën ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.

“Dialogu duhet të bëhet me marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës. Bashkimi Evropian e udhëheq atë dialog dhe ne jemi të lumtur me të, mendojmë se duhet të mbetet kështu”, u tha Scott gazetarëve në Beograd, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai nuk deshi të përgjigjet në pyetjet se nga cilët faktorë varet përfshirja e SHBA-së në dialog, por shtoi se “i gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë rol në këtë proces”.

“…sepse ne duam të mbështesim paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon”, tha Scott.

Të premten, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë përpara fundit të këtij muaji.

Në Prishtinë, partitë politike kanë mospajtime rreth rolit udhëheqës të presidentit Hashim Thaçi në dialog.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme