Shpesh herë në përpjekje për të mbrojtur fëmijën nga rrezet e diellit, nënat përdorin napa, gazra, ose copa të holla për të mbuluar karrocën.
Por ky veprim mund t’i shkaktojë edhe humbjen e jetës bebes, kjo pasi mbulimi dhe qoftë me një napë të hollë, sjell brenda karrocës një rritje drastike të temperaturës duke rritur dhe rrezikun për SIDS.(Sindromën e vdekjeve të papritura tek foshnjat)
Sipas një grupi studiuesish suedezë, hedhje e një garze apo një mbulese, sjell uljen e qarkullimit të ajrit dhe si pasojë rritje të nxehtësisë.
Kështu ata provuan se brenda një karroce në diell të mbuluar, temperatura rritej rreth 16 gradë më shumë se një karrocë e pazbuluar.
Ata shpjegojnë se foshnjat duke qenë një ngrohtësi të tillë, mendon se ndoshta është sërish në mitër dhe ndalon se marri frymë.