Dhjetë mijë azilkërkues nga Kosova janë kthyer gjatë këtij viti nga shtetet perëndimore.
Të kthyerit janë kryesisht qytetarë që braktisën vendin në valën e largimit masiv, dy vjet më parë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Më së shumti janë kthyer nga Gjermania, mbi 4 mijë persona.
Dhe është pikërisht Qeveria gjermane që pritet të vazhdojë me politikën e largimit.
Javën e kaluar Berlini zyrtar ka bërë të ditur se janë 68.594 shtetas të Kosovës nga afro 550 mijë azilkërkues nga vendet e ndryshme të botës, të cilëve u janë refuzuar kërkesat.
Por, për këtë vendim Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka dhënë ende sqarim zyrtar.