Qeveria ndan 1.5 milion euro për mbrojtjen e të akuzuarve potencialë nga Specialja

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme të mbajtur, ka miratuar projektligjin për Buxhetin e vitit 2017.

Veç ndarjes së këtij buxheti për investime kapitale dhe zhvillim ekonomik, u nda edhe një fond për mbrojtjen e të akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale.

Projektbuxheti i vitit 2017 u aprovua me propozimet shtesë nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, për të ndarë 1.5 milion euro për fondin për mbrojtjen e të akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale dhe 500 mijë euro për Ministrinë e Punëve të Jashtme për blerjen e Ambasadës së Kosovës në SHBA.

Buxheti prej rreth 2 miliardë eurosh rezulton që investimet kapitale të jenë rreth 50 për qind më të mëdha.

Deficiti buxhetor parashihet të jetë 1.5 për qind me i ulët se sa lejon FMN–ja, ndërsa buxheti do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sa i përket Ministrive dhe Komunave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme