Samarxhiq: Serbia do ta nënshkruajë njohjen e Kosovës

Profesori i fakultetit të shkencave politike në Beograd dhe ish-ministër për Kosovën në qeverinë serbe, Slobodan Samarxhiq, ka vlerësuar se tregimi mbi ndarjen e Kosovës paraqet një perde tymi për të vërtetën se lidershipi i shtetit të Serbisë do ta nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Kur filloi raundi i fundit i bisedimeve për dorëzim, nëpër mediet serbe më së shumti flitet për ndarje të Kosovës. A nuk është kjo e dyshimtë? Tregimi është aq i ulët dhe fëminor, dhe se vetëm zhurma shurdhuese të cilën po e prodhojnë kreatorët dhe transmetuesit e saj mund të largojë pjesëmarrjen e mendjes së shëndosh në dekodimin e funksionit themelor të saj”, shkruan Samarxhiq në deklaratën e tij me shkrim dërguar medieve serbe.

E kjo do të thotë vendosja e perdes së tymit mbi të vërtetën se lidershipi i Serbisë do ta nënshkruajë aktin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ka vlerësuar Samarxhiq.

Ai pretendon se pushteti e ka pranuar propozimin e Perëndimit, ta nënshkruajë dorëzimin e Kosovës, dhe se për këtë Perëndimi do t’i tolerojë mashtrimet e llojllojshme të opinionit serb, ku, ja, kohëve të fundit hynë edhe ndarja iluzore e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme