Spasovski: Pas përfundimit të zgjedhjeve, MPB përkohësisht e drejton një shqiptar, MPPS një rom

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, në një intervistë për një medie elektronike maqedonase, i pyetur për koment në lidhje me deklaratën e Artan Grubit se pas përfundimit të procesit zgjedhor me MPB do të drejtoj ministri shqiptar, deklaroi se është e vërtet dhe se me ministrinë e punës dhe politikës sociale do të drejtoje një rom.

“Marrëveshja qartas parasheh se ministri i punëve të brendshme, kjo gjë vlen edhe për të gjithë ministrat nga Qeveria e formuar për organizimin e zgjedhjeve, drejton me ministrin deri në momentin e publikimit të rezultateve nga ana e KSHZ-së.

KSHZ e dini se i publikon rezultatet zyrtare pasi që do të kalojnë të gjitha afatet për ankesa. Pjesëmarrja e jonë në Qeverinë për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike është që të kontribuojmë në procesin zgjedhor që i njëjti të jetë i drejtë dhe demokratik. Pasi që KSHZ do t`i publikoje rezultatet zyrtare, sipas Marrëveshjes, obligimin tonë ne e kemi kryer, tërhiqemi dhe deri në formimin e Qeverisë së re me ministrinë e punëve të brendshme dhe atë të punës dhe politikës sociale drejtojnë zëvendës ministrat. Në MPB kjo është kuadër e BDI-së, në punën dhe politikën sociale kjo është kuadër e partisë rome. Këto janë faktet. Politikë nuk dëshiroj që të komentoj”, deklaroi Oliver Spasovski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme