Dileri “Post Oak Motor Cars” nga Houstoni i Teksasit nuk është shitësi i parë i automobilave që mundëson blerjen me kriptovaluta, por i pari që do të shesë me bitcoin modelet e Rolls-Roycet.
Sipas vlerës momentale të bitcoinit (rreth 6,400 dollarë), njëri nga modelet e Rolls-Roycet te ky diler, i cili e ka çmimin prej 350.000 dollarësh, do të mund të blihet për 55 bitcoinë.
Më herët këtë vit, edhe dileri “McLaren” nga Kalifornia gjithashtu ofroi modele si Bugatti Chiron dhe Pagani Huayra me bitcoin.
Ata që vendosin të blejnë një Rolls-Royce të ri me bitcoin duhet të nxitojnë pasi vlera e kësaj valute digjitale ka rënë dhe brenda pak ditësh është zhvlerësuar gati 1,000 dollarë.