Haradinaj: E vërteta e nisjes drejt Tiranës dhe takimit me Ramën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar mbrëmjen e së martës pas publikimit në mediat e Prishtinës të lajmit se ai dhe Presidenti Thaçi janë nisur urgjentisht drejt Tiranës për një takim me kryeministrin Rama. Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se kjo është e pavërtetë.

“Lajmi në disa medie se jam nisë në mënyrë urgjente për në Tiranë është i pavërtetë. Pas një dite plot punë, në një vjetorin e qeverisjes dhe që u përmbyll me ndezjen e qirinjve në kujtim të viktimave nga sulmet e 11 shtatorit, jam në shtëpinë time, me familjen time! Nesër, në mëngjes, në ora 07:00, vazhdoj agjendën, në zyrën time, me punë të rregullt. RH” – shkruan Haradinaj. Nga zyra e zotit Thaçi nuk ka ende një reagim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme