Reformat në administratë, digjitalizimi thuajse i tërësishëm i shërbimeve, efikasiteti dhe shpejtësia në ofrimin e shërbimeve në Komunën e Prishtinës jo vetëm që e kanë bërë të jetë drejtori më i suksesshëm në Kosovë, por gjithashtu ka bërë që t’i ndahen një sërë cmimesh prestigjioze si dhe puna në Administratën e Komunës së Prishtinës të merret shembull jo vetëm nga qytete të Kosovës, por edhe shtetet e Rajonit. Projekti për matjen e ndotjes së ajrit në Prishitnë ishte vetëm njëri nga arritjet e drejtorit Nushi.
Dhe ka qenë pikërisht ky projekt që ka tërhequr edhe përfaqësues të agjencioneve japoneze që kanë shprehur interesim për punën e këtij drejtori që ka dhënë shembull se si mund të zhvillohet një komunë nëse punohet me përkushtim.
Drejtori i Administratës Publike, Muhedin Nushi sot ka pasur vizitorë jo të rëndomtë. Ai priti në takim përfaqësues të JAICA (Agjencioni Japonez per bashkëpunim ndërkombëtar) dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku u diskutua për projektin ““Zhvillimi i kapaciteteve per Kontrollin e ndotjes nga emisionet prej burimeve te mëdha stacionere”.
Para të pranishmëve, drejtori Nushi bëri prezantimin e punës se 6 sensorëve te instaluar në Komunën e Prishtinës, parametrat të cilët maten si dhe i informoi të pranishmit me rezultatet e para nga këto monitorime. Raporti i ri 6-mujor pritet këto ditë të dalë (Maj – Tetor 2016).
Mysafirët nga Japonia mbetën shumë te kënaqur me atë qe iu prezantua nga puna në Komunë të Prishtinës, çka aktualisht kemi dhe hapat konkretë të ndërmarrë për matjen e ndotjes së ajrit. Po ashtu i tërë ekipi ka vizituar edhe pikat ku janë të vendosur sensorët për matjen e ndotjes së ajrit ne Lagjet e Prishtinës.
Pas këtij takimi, duke e parë seriozitetin dhe përkushtimin, u hapën mundësitë e bashkëpunimit për një sërë projektesh që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe monitorimin e ndotjes së ajrit me pajisjet më të sofistikuara teknologjike./Sakte.net