E enjte, 03 Nentor 2016 – Sakte.net /
Edita Tahiri e Marko Gjuriq do të marrin pjesë në forumin që mban titullin “Dialogu dhe Praktikat më të mira – 2016
Ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot do të ulen në një tryezë për të folur për Dialogun e Brukselit, Kosovë – Serbi.Tahiri e Gjuriq do të marrin pjesë në forumin që mban titullin “Dialogu dhe Praktikat më të mira – 2016. Paqe, Stabilitet dhe Prosperitet”.
Ky forum ndërkombëtar do të mbahet në Notre Dame University në Bejrut të Libanit./RTK/