Loja e rrezikshme mes nxënësve dhe narkotikët në ‘Sami Frashër’ aktivizojnë Policinë

99 nxënës janë në listë të pritjes për gjimnazin “Sami Frashëri”.

Shkolla e mesme është ndër më të mirat në Prishtinë edhe me sukses të nxënësve.

Por, në të njëjtën kohë, ka hyrë edhe në mesin e shkollave problematike.

Një lojë ku nxënësit rrahin njëri-tjetrin me shumë forcë, e ka shqetësuar policinë pasi që nga “Sami Frashëri” është shpërndarë edhe në shkolla tjera.

Dukuria jo e mirë është ngritur në Këshillin për Siguri në Bashkësi.

Në shkollë thonë se për lojën u njoftuan nga policia.

Por, policisë telashe në “Sami Frashër” i kanë dalë edhe me nxënës që janë përdorues të narkotikëve.

Për t’i luftuar këto dukuri, policë me rroba civile janë angazhuar në afërsi të shkollave ashtu siç është duke u punuar në rritjen e numrit të kamerave nëpër objekte shkollore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme