Prokuroria e Lartë Publike kërkon rritjen e dënimit për Boban Iliq në rastin e Almir Aliut. Përveç tij Prokuroria kërkon edhe rritjen e dënimit për Sami Demirin dhe Abdulla Aliun. Organi i lartë i akuzës u pajtua me masën e dënimit për babain e Almirit, Sedat Aliun.
Pala mbrojtëse e familjes Aliu kërkon rigjykim. Avokati Asmir Alispahiq shpreson se Gjykata e Apelit do të dalë me epilog pozitiv për këtë rast gjyqësor.
“Unë si avokat i tyre kërkova anulimin e vendimit të shkallës së parë. Unë shpresoj dhe besoj se Gjykata e Apelit do ti marrë parasysh në mënyrë serioze kërkesat tona”, deklaroi Asmir Alispahiq, avokat i familjes Aliu.
Ndaj lartësisë së dënimit për të akuzuarin e parë Boban Iliq është ankuar edhe avokati i tij Stevan Pavllevski i cili kërkon nga Gjykata e Apelit që vepra të cilësohet si nevojë ekstreme. Për rastin e Almirit, i akuzuari i parë Iliç u dënua me 6 vite e gjysmë burg, ndërsa prindi Almirit dhe dy të afërmit e tij me 9 dhe 6 muaj burg efektiv.
Ndonëse gjatë procedurës gjyqësore ishin bërë lëshime të mëdha ligjore, Gjykata Themelore e Kumanovës nuk i kishte marr parasysh. Akuza në fillim ishte kualifikuar si vrasje me paramendim, ndërsa pas referimit të lëndës në Prokurorinë Republikane, akuza u rikualifikua në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Gjatë procedurës, ekspertiza neuropsikiatrike ishte bërë nga ekspert pa licenca të vlefshme.