Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot në konferencë për shtyp pas përpunimit të 100 për qind të votave, njoftoi se në referendumin e djeshëm kanë votuar gjithsej 666.743 qytetarë ose 36.91 për qind nga 1.806.336 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore.
Në pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë?”, 91.46% ose 609.813 qytetarë kanë votuar “për”, ndërsa “kundër” janë deklaruar 5.65% ose 37.700 qytetarë. Fletëvotime të pavlefshme kanë qenë 19.221.