Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të qëndrojë të martën në vizitë pune në Moskë, bëri të ditur kabineti i tij.
Në komunikatën që transmetojnë mediat serbe, thuhet se Vuçiç do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Në delegacionin e Serbisë do të jetë edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.
Vuçiq ka thënë më herët se do të kërkojë nga Putini mbështetje për Serbinë në të gjitha forumet ndërkombëtare.
“Do të kem takim me Putinin dhe do të bisedojmë për të gjitha çështjet e rëndësishme, natyrisht edhe për Kosovën”, tha Vuçiç të shtunën.