Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan gjatë një fjalimi në Parlamentin e Turqisë përmendi edhe raportet me vendet e Ballkanit, të cilat ai i konsideroi vende mike të Turqisë.
President turk tha se vendi i tij po përpiqet të ndërtojë marrëdhënie të afërta me shtetet mike të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.
“Në Ballkan, ne bëjmë përpjekje të krijojmë marrëdhënie të afërta me të gjitha shtetet që i konsiderojmë mike, siç janë Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi”, tha Erdogan në hapjen e sesionit të dytë legjislativ të Parlamentit në Ankara.
Erdogan ishte takuar të enjten me 27 shtator me presidentin Thaçi në New Jork.
Thaçi, ka thënë se kishte biseduar me Erdoganin për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të përbashkët.