BESA e Afrim Gashit: Nuk ka vend për panik!

DEMANT/Lëvizja BESA: Nuk ka vend për panik – vazhdon procedura gjyqësore

Pas publikimit në një portal se, gjoja grupi i mashtruesve dhe falsifikuesve të emrit dhe të brendit të Lëvizjes BESA, e kanë fituar kontestin gjyqësor, po sqarojmë për opinionin e gjerë dhe aktivistët e denjë të Besës se bëhet fjalë për alarm të rremë dhe se kontesti gjyqësor vazhdon.
Në dokumentet që i ka publikuar portali përkatës, pa e marrë edhe qëndrimin tonë, shihet qartë se Gjykata Themelore II i ka pranuar ndryshimet statutare që ata i kanë mbajtur në të a.q. kongres të partisë dhe nuk ka të bëjë fare me kontestin tonë gjyqësor.
Me këtë rast e njoftojmë opinionin se, pas anulimit të vendimit të shkallës së parë nga Gjykata e Apelit, procedura gjyqësore vazhdon në Gjykatën Themelore II dhe kjo pritet të përfundojë së shpejti, duke e kthyer Lëvizjen BESA në atdheun e saj autokton, te anëtarësia dhe themeluesit e saj të vërtetë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme