Haradinaj: Serbia s’është e interesuar për Liqenin e Ujmanit, por për xehe

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj pas qëndrimit një javor në Amerikë, sërish ka komentuar edhe protestën nga Lëvizja Vetvëndosje, por po ashtu edhe vizitën e Thaçit në veri të vendit.

Haradinaj ka përshëndetur protestuesit që kaluan të qetë dhe s’pati trazira, ndërsa kritikoi ata që s’pati më shumë flamuj shtetëror.

Sa i përket vizitës së presidentit Thaçi në veri, i pari i ekzekutivit tha se kjo gjë është më se normale, pavarësisht se e quajti koeçidencë protestën e VV-së dhe vizitën e tij në të njëjtën ditë.

‘Nuk shoh asgjë të keqe, Thaçi mund të vizitojë çdo pjesë të atdheut. S’mund ta kritikojë pse ai ka shku në veri. Ka qenë koeçidencë vizita e tij në të njëjtën ditë me protestën, gjithashtu ka qenë edhe spektakël, por që ka pas mesazh, si për politikën e brendshme ashtu edhe për Serbinë dhe mendoj që vizita të tilla duhet të ketë më shumë’, u shpreh Haradinaj në një emision televiziv, përcjellë Indeksonline.

Haradinaj gjithashtu tha se ai bën shpesh vizita të tilla në veri dhe këtë e bën për t’i bërë serbët të ndihen të sigurt.

“Unë jam i rregullt në veri dhe s’ka nevojë me më rujt kërkush. Kam qenë i kujdesshëm gjatë vizitave të mija sepse porosia është tjetër, dua t’i sigurojë serbët e veriut. Unë mendoj që interesimi i Serbisë nuk është Liqeni i Ujmanit, por xehet që kanë në atë pjesë, nga pjesa e Jarinjes deri tek Leshaku”, tha më tej Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme