Vulin: Ushtria serbe vazhdon të jetë në gjendje të lartë gatishmërie

Ministri i mbrojtjes serbe, Aleksandër Vulin ka thënë se gatishmëria shtetërore në Serbinë jugore do të mbetet në këtë nivel ‘derisa të ndryshojnë rrethanat’.

Ai i ka thënë RTS’së serbe se reduktimi i trupave ushtarake do të vendoset në bashkëpunim me Shefin e ushtrisë, Milan Mojsiloviq dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se ushtria serbe ka rritur gatishmërinë që prej 29 shtatorit, kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shkoi te Liqeni i Gazivodës bashkë me dhjetëra forca speciale të ROSU’së.

Ai ka akuzuar KFOR’in se ka pasur informacione për këtë viztë por ‘nuk ka bërë asgjë’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme