50 minutat me Putinin për Kosovën, Vuçiq: Morëm gjithçka që synuam (Video)

Mediat ruse e portretizojnë takimin mes Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiq si mjaft të suksesshëm, sidomos lidhur me çështjen e Kosovës.

Russia Today shkruan se ‘megjithëse dyshja nuk dhanë shumë detaje për publikun pas takimit rreth dy orësh, megjithatë ata dukeshin mjaft të lumtur’, transmeton Periskopi.

“Megjithëse Vuçiq dhe Putin nuk kanë dhënë shumë detaje për publikun pas takimit në Moskë, Vuçiq dukej mjaft i lumtur për mbështetjen që mori, sidomos në zgjidhjen e krizave në rajon, përkatësisht zgjidhjen lidhur me provicën e Kosovës (sic shkruan Russia Today”.

“Kemi marrë gjithçka që synuam. Jemi pajtuar në gjithçka, pra në të gjitha temat që kemi diskutuar”, ka thënë Vuçiq pas takimit me Putinin, shkruan Periskopi.

Russia Today, teksa jep në fund të lajmit një përmbledhje të të gjithë historisë së Kosovës, që prej bombardimeve të NATO’s më 1999 e përmend në fund edhe situatën e krijuar të shtunën e kaluar ku shkruan se ‘fundjavën e kaluar forcat speciale kosovare rrethuan Liqenin e Gazivodës’. Russia Today po ashtu shkruan se edhe ‘veprimi i të ashtuquajturit president i Kosovës i cili shkoi në Liqenin e Gazivodës, ka bërë që ushtria serbe të rritë gatishmërinë në disa pjesë të vendit’.

Ndryshe, Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka bërë me dije se ai ka biseduar ‘sinqerisht dhe miqësisht’ me presidentin rus Vladimir Putin lidhur me çështjen e Kosovës. Nga biseda  e tyre dy orëshe në Moskë, 50 minuta kanë qenë të ‘ndarë’ për Kosovën.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve në Moskë pas takimit me Putinin se ai e ka njoftuar Putinin me të gjitha detajet lidhur me situatën ne Kosovë dhe lidhur me atë se ‘çka synojnë të nxjerrin fuqitë botërore nga ky dialog si dhe rolin e madh të Rusisë si mbështetje që Serbia pret”.

I pyetur lidhur me planin e ‘delimitimit’ (ndryshimit të kufijve v.j.) Vuçiq ka thënë se ai nuk ka pasur çka t’i tregojë gjëra të tilla Putinit, pasi që janë planet që kundërshtohen nga BE, shqiptarët dhe serbët.

“Mendoja se ishte një zgjidhje racionale, por askush tjetër nuk mendon kështu. Unë bisedova lidhur me situatën reale dhe lidhur me frikën që ekziston përballë provokimeve të vazhdueshme dhe nëse ato janë të lidhura me jetën e njerëzve dhe pronës tonë në Kosovë”, tha presidenti serb, transmeton Periskopi.

‘Nga dy orë sa kanë zgjatur bisedimet me Putin, të paktën 40 apo 50 minuta kemi biseduar për Kosovën”, tha ai.

Ka thënë se nuk mund të jap detaje të tjera për siç është shprehur Vuçiq, ‘kjo nuk do të ishte fer as ndaj presidentit Putin e as ndaj publikut’.

“Nuk ka pasur asnjë çështje të rëndësishme të cilën nuk e kemi prekur në takim sidomos sa u përket çështjeve të rëndësishme në rajon, e kemi analizuar në detaje situatën dhe unë pres që vizita e Putin në Serbi do të sjellë rezultate konkrete sidomos sa i përket zhvillimit ekonomik”, tha ai.

Vuçiq e ka falënderuar Putinin që qëndron krah nevojave të Serbisë, siç ka thënë vetë presidenti serb, si dhe ‘që mbron ligjet ndërkombëtare kur janë në pyetje interesat vitale të Serbisë’. /Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme