Në Pejë, për 1 muaj ngrihen 22 aktakuza për rastet e dhunës në familje

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur 22 aktakuza për një muaj për rastet e dhunës në familje.

“Si rezultat i koordinimit të punës se Prokurorisë Themelore të Pejës, Zyrës për mbrojtjen e viktimave dhe Policisë se Kosovës, kemi edhe ngritje të efikasitetit në drejtim të luftimit të kësaj dukurie negative, ashtu që vetëm në muajin shtator 2018, nga kjo prokurori janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza për rastet e dhunës në familje, për veprat penale si në vijim: tetëmbëdhjetë (18) për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, nga neni 188 të KPRK-së, tri (3) për veprën penale ‘Kanosje’ nga neni 185 dhe një aktakuzë për veprën penale ‘Mospërfillja e gjykatës’, nga neni 401”, thuhet në komunikatën e Kryeprokurorisë së Shtetit.

Sa i përket viktimave të këtyre rasteve, Kryeprokuroria njofton se 21 janë të gjinisë femërore, kurse një i gjinisë mashkullore, ndërsa në cilësinë e të pandehurit që të gjithë janë nga gjinia mashkullore.

Prokuroria me rastin e ngritjes se këtyre aktakuzave nga Gjykata Themelore e Pejës, ka kërkuar që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale të cilat u vihen në barrë dhe të njëjtit të dënohen sipas ligjit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme