Ja masa e re ndaj Milaim Zekës

Gjykata e Apelit, ia ka ndryshuar masën e sigurisë  deputetit, Milaim Zeka, të cilit ditë më parë i ishte shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, për shkak të deklaratave kërcënuese ndaj prokurorit Afrim Shefkiu.

Deputetit Zeka, tash i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Këtë lajm e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësi i Zekës, avokati Florent Latifaj.

Në ankesën e mbrojtjes që kishin bërë në Apel, ishte propozuar që Zeka të mbetej në liri.

Deputeti Zeka, pati thënë se do ta ndjekë Shefkiun me gjyq, kanun e privatisht.

“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave”, ka thënë Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme