FMN’ja paralajmëron krizë tjetër financiare botërore

Ekonomia botërore është në rrezik për një tjetër krizë financiare, për shkak se qeveritë dhe rregullatorët kanë dështuar në zbatimin e reformave të nevojshme për të mbrojtur sistemin e sjelljeve të papërgjegjshme, paralajmëroi Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Duke pasur parasysh faktin se niveli i borxhit global është në mënyrë të konsiderueshme më i lartë që nga koha e krizës së fundit në vitin 2008, ekziston rreziku që disa pjesë të sistemit financiar për të cilin nuk ka ende asnjë rregullore do të shkaktojë panik globale”, thuhet në raportin e FMN-së “Reforma Rregullatore: Dhjetë vjet pas krizës së fundit financiare globale”, shkruan Guardian.

Kreditori ndërkombëtar thotë se “mbikëqyrësit duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me këto zhvillime”.

Si arsye për shqetësim, FMN-ja konsideron rritjen dramatike të kreditimit nga ana e “bankave në hije” në Kinë dhe në anën tjetër dështimin për të vendosur kufizime të rrepta të kompanive dhe fondeve të sigurimit që menaxhojnë pasuritë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme