Cooper: Nëse Kosova e Serbia merren vesh për kufijtë, ku është problemi

Ish-ndërmjetësi në dialogun Kosovë –Serbi, Robert Cooper ka deklaruar se “epilogu i referendumit në Maqedoni do të mund të jetë sinjal pozitiv për palën kosovare e serbe.

Sipas tij, çështjen e ndryshimit ë kufijve duhet ta zgjidhin vetë palët.

“E, nëse dy palët merren vesh, ku është problemi? Nëse merren vesh kjo do të thotë se bashkëpunojnë, se bashkërisht i zgjidhin problemet. Nëse kjo marrëveshje përfshin edhe njohjen e Kosovës, që mendoj se është me rëndësi vitale, atëherë të dy palët mund t’i kthehen punës serioze në udhëheqje të vendeve të tyre”, ka vlerësuar Cooper.

Ai për rel ka vlerësuar se “pavarësisht daljes së ulët, referendumi në Maqedoni është i vlefshëm dhe ai duhet të krijojë kushte për ndryshimin e emrit në përputhje me marrëveshjen që më herët e kanë arritur Athina dhe Shkupi”.

Në fund ai ka shtuar se zgjidhja më e mirë e problemeve në rajon e Ballkanit është zgjidhja që e kërkojnë BE dhe NATO.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme