Konjufca s’e përjashton mundësinë që të ketë listë të përbashkët VV-LDK-PSD

Glauk Konjufca nuk e përjashton mundësinë për një listë të përbashkët parazgjedhore me Lidhjen Demokratike, mirëpo ende nuk ka asgjë konkrete.

Ai përmendi deklaratën e sekretarit të LDK-së, Ismet Beqiri i cili kishte thënë se “kurrë s’hyjnë në listë përbashkët me Vetëvendosjen”. Sipas tij, nuk është mirë të bëhen deklarata të tillë. “Unë e kam parë në një portal dhe mund të jetë lajm i rremë po meqë ai nuk ka reaguar kundër portalit kështu që unë po e marrë si të mirëqenë”.

Konjufca nuk e përjashton mundësinë që mund të jetë në një listë të përbashkët zgjedhore edhe me PSD-në.

“Edhe me këtë nuk e përjashtoj mundësinë, nuk them që jo, meqenëse unë mendoj që qeveria e ardhshme do të jetë opozita e tashme. Do të jetë e vështirë por nuk them që është e pamundshme”, thotë Konjufca për një bashkëpunim qeveritar të mundshëm me PSD-në.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme