Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në zyrat e BE-së në Shkup realizoi takim me Anëtarët e Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein dhe Jörgen Siil, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim është biseduar për situatën politike në vend, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe për proceset integruese të vendit.