Neziri: Na duhen politikan të përgjegjshëm e jo hajna

Analisti politik Xhelal Neziri komentoi kandidaturat për deputet tek partitë politike shqiptare në Maqedoni për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 11 dhjetor të këtij viti.

“Na duhen më shumë politikanë që interesin e përgjithshëm e vënë para atij personal, që funksionin e kuptojnë si përgjegjësi e jo si privilegj, që elektoratin e shohin si një grumbull njerëzish që duhet përfaqësuar e jo që duhet shfrytëzuar, që ngrenë institucionet e jo që rrënojnë, që pasurojnë e jo që varfërojnë, që hapen ndaj prurjeve të reja e jo që mbyllen, të përgjegjshëm e jo hajna.

Na duhen politikanë që japin për interesin e përbashkët e jo që marrin, që kanë çfarë japin e jo që dibidusë, të votuesve e jo të liderit, mendimtarë e jo makina votimi.”, shkroi Xhelal Neziri në llogarinë e tij në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme