Assad: Me Erdoganin i kemi shkatërruar raportet për shkak të Kosovës

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad, në një intervistë për gazetën serbe ‘Politico’, ka treguar arsyet përse marrëdhëniet mes tij dhe Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan u prishën.

Shkak për këtë krisje të marrëdhënieve mes tyre është bërë Kosova, pasi Assad ka thënë se pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohë kurrë.

“Në mbështesim Serbinë përkundër faktit se Turqia ka dashur të përdorë influencën për të ndihmuar Kosovën, por që e kemi refuzuar. Kjo ka ndodhur përpara luftës në Siri, 7 apo 8 vite më parë dhe ne refuzuam përkundër marrëdhënieve të mira me Turqinë në atë kohë. Ne mbështetëm Serbinë”, ka thënë Assad.

Assad ka thënë se lufta në Siri është pak e shumë e njëjtë me atë të viteve ’90 në Jugosllavi, kur NATO ndërhyri ushtarakisht kundër forcave serbe. Për këtë arsye, Assad ka thënë se Siria gjithmonë e ka mbështetur Serbinë në refuzimin e saj për të njohur pavarësinë e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme