Prokuroria Themelore Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Hysni Peqani i njohur si “Burdushi”.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” , akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 nw Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për ti shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë rast të dëmtuarin.
Me këtë sipas aktakuzës i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit..
Sipas Kodit Pena të Kosovës, për veprën penale të mashtrimit sikurse në aktakuzë, nëse gjatë gjykimit vërtetohen faktet se i njëjti ka kryer veprën penale si në aktakuzë, Kodi Penal parasheh dënim me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.