Vlon në degën e LR-PDSH-së në Çair, mollë sherri lista e kandidatëve ?!

Dega e Çairit e LR-PDSH-së nuk gjen sërish qetësi. Partia në këtë degë është përfshirë në tensione pasi një nga mbështetësit kryesorë, ish-pronari i televizionit ERA, Abdulla Abdullahu ka shpërthyer në kërcënime, mëson Flaka nga burime brenda degës së Çairit.

Shkak për këtë është bërë kërkesa e tij që në Njësinë Zgjedhore 2 partia të kandidojë bashkëshorten e tij Arlinda Abdullahu, që për pjesën më të madhe të Degës është e papranueshme.

Tensionet ndodhin dy ditë përpara se partia të vendosë përfundimisht për listat e deputetëve.

Vetë Abdullahu nuk është anëtar i Degës, por bashkëshortja e tij është emëruar anëtare e Kryesisë, fakt ky që e ka inkurajuar atë të lobojë dhe të kërkojë madje edhe me kërcënime kandidimin e saj për deputete.

Në anën tjetër, një pjesë e anëtarëve të Kryesisë së Degës mësohet të jenë të gatshëm të dorëhiqen dhe të bojkotojnë aktivitetet partiake, nëse partia ndikohet nga kërcënimet dhe pranon kandidimin e zonjës në fjalë.

Sipas tyre, partia nuk mund të funksionojë me kërcënime, ndërsa listat e deputetëve duhet të burojnë nga vullneti i anëtarëve të Kryesisë dhe të Kuvendit, dhe jo të imponohen nga vullneti ose interesat personale të individëve.

Ata thonë që në krye të listës së deputetëve duhet të jenë njerëz të merituar, ndaj dhe janë dakord të mbështesin kandidaturat e degëve të Kumanovës dhe Likovës, si rajone që kanë vuajtur nga lufta dhe janë anashkaluar pas luftës, por refuzojnë në mënyrë kategorikë të mbështesin kandidatura të imponuara.

“Dega e Çairit mund të kërcënohet për të lejuar një kandidaturë, por nuk do të na kërcënojnë dot ditën e zgjedhjeve. Informojmë me keqardhje kryetarin Sela se në rast se miraton një kandidaturë të imponuar, ne do të bojkotojmë aktivitetet partiake”, deklarojnë në kushte anonimiteti anëtarët e Degës së LR-PDSH-së në Çair.

Gjithçka pritet të sqarohet nesër, kur partia e Ziadin Selës do të konfirmojë listat, por tronditjet e tilla në Degën e Çairit mund t’i kushtojnë rrjedhje votash, në mos edhe dështim të plotë.

Mësohet se Kuvendi Qendror i LR-PDSH-së ku do të caktohen listat e deputetëve do të zhvillohet nesër (e diel) në orën 14 në Gostivar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme