Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, merr pagesë mujore prej 63.00 denarë. Kjo informatë për lartësinë e të ardhurave është e vendosur në listën pronësore të bashkëshortit të Jankullovskës, Vllatko Ilievski, i cili para pak kohësh u emërua kryetar i Këshillit Inspektues.
Jankullovska pasi që ngeli pa punë është e punësuar në VMRO – DPMNE. Këtë informatë për NOVATV e konfirmoi edhe drejtori i Qendrës për Komunikime me partinë, Ivo Kotevski, i cili tha se për së fundi herë kur e ka kontrolluar ka qenë në listën e të paguarve të VMRO – DPMNE-së.
Në buxhetin e brendshëm, përveç rrogës së Jankullovskës nga VMRO – DPMNE, edhe 75.000 denarë merr rrogë bashkëshorti i saj si njeriu i parë i Këshillit Inspektues. Ai përpara disa javëve me vendim në Gazetën Zyrtare u emërua në këtë funksion bashkë me qindra tjera ndryshime në qindra institucione tjera. Këtë gjë pushteti e ka bërë përpara zgjedhjeve, pasi që më nuk do të mundet të emërojë funksionarë.
Sipas listës anketuese të dorëzuar deri te Komisioni për Antikorrupsion, Jankullovska dhe Ilievski për çdo muaj marrin edhe qira prej 18.450 denarë.
Lista pronësore e Jankullovskës më nuk është në internet faqen e Komisionit Antikorrupsion, pasi që listat anketuese të funksionarëve të cilëve u mbaron mandati menjëherë hiqen nga faqja, transmeton Portalb.
Kështu që, nëpërmjet listës së bashkëshortit të Jankulloskës i cili, tani është i emëruar si funksionar i Qeverisë, mund të shihet se bashkë me ish ministren kanë dy banesa prej 91 dhe 63 metra katrorë dhe plus 65 metra katrorë hapësira ndihmëse. Ilievski vozitë “Golf”, ndërkaq Jankullovska vjet ka marrë Skuter Vespa, për të cilin, ka shkruar se e ka marrë dhuratë.
Në shtëpinë e Jankullovskës dhe Ilievskit ka fotografi artistike me vlerë prej 3000 euro, por edhe armë në pronësi të Jankullovskës.
Kështu që, në koleksionin e Jankullovskës janë pistoleta Vallter, një Beretë dhe pistoletë Bërno, të gjitha të marra si dhuratë.
Ilievski dhe Jankullovska në llogari të bankave kanë gjithsej rreth 25.000 euro.