Kryeministrin Ramush Haradinaj, e ka pyetur një student nga Presheva se pse është kundër që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Më tutje, ai ka pyetur kryeministrin se si e sheh zgjidhjen e problemit të shqiptarëve të Luginës, përfshirë edhe çështjen e arsimit, njohjen e diplomave etjerë.
Haradinaj i është përgjigjur kështu:
“Nuk qëndron konstatimi juaj që jemi të painteresuar për Preshevën. Ne jemi treguar të pazot me pasë Preshevën pjesë të atdheut. Kapaciteti jonë ushtarak s’e ka mundësu me qenë qaq të zot sa me qenë në një shtet. Pra kjo dallon, është dallim mes konstatimit se a kemi dëshirë, sa vlerësojmë se kemi të drejtë, sa jemi të zot. Zotësitë tona kanë rezultuar se s’janë të mjaftueshëm. Ka ndodnjë një referendum e kanë ndodhë të gjitha. Këto janë të gjitha gjëra që dihen”, u përgjigj Haradinaj.
Haradinaj sërish: Me Serbinë të negociohet njohja, jo territoret
Kryeministri Ramush Haradinaj në një ligjëratë para studentëve të Filosozikut në UP, ka folur për dialogun me Serbinë dhe tema të tjera. Haradinaj tha se çështja e territoreve nuk duhet të negociohet me Serbinë, por duhet të dialogohet për njohjen mes dy shteteve.
“Ne kemi nevojë për dialog, unë jam për dialog me Serbinë. Për shkak se hekja e temave nga tavolina, bëhet në disa forma, në kofsh shumë i zoti e bën ligjin vetë, mos kofsh shumë i zoti e negocion. Sa jemi të zot e kemi vërtetu në të 99’tën. Nuk kemi çështje të hapur me Serbinë për territore. Pra çështja e hapur është njohja reciproke. Pra, nuk është problem mes Kosovës dhe Serbisë një livadh, një liqen. Kmei interes për dialog me Serbinë dhe duhet ta negociojmë njohjen, por me paprekshmëri të asaj që kemi kriju. Nëse fillojmë ta hapim atë që kemi kriju është rrezik për ne dhe mund të na nxjerr në situatë të pavolitshme si vend. Nuk është në çështje vec për atë kush e ka thanë kush s’e ka thanë, por si ta ruajmë atë që kemi mbërri”, ka thënë Haradinaj, shkruan Periskopi.
Ai ka lavdëruar tutje Qeverinë që udhëheq duke thënë se ka prekur të gjitha temat të cilat, ‘të tjerët nuk i kanë prekur fare’.
“Krejt temat e Kosovës, të gjitha natyrave të mujshme, kemi fillu me u përballë me to. Marrja e vendimeve u paragjyku, për shkak se në të kalumen shumica e vendimeve kanë flejtë, nuk janë marrë edhe kur ke fillu me i marrë kanë fillu me mendu se ke kalkulime pse e ke ba.Po tash na kështu kemi mrri deri te disa tema që janë shumë kardinale siç është ligji për ushtrinë. Tash e kemi Interpolin, Interpoli përjetohet me emocione, por tre ditë ma vonë harrohen emocionet politike, fiton ligji, luftohet krimi. Tash e kemi edhe procesin e vizave, jemi në dinamikë, nuk tërheqemi nga kjo temë. Në tavolinë kam gjetë tema të mbi ni dekade, nuk jemi kujdesë për arsim”, ka thënë ai.